Fitorja e Verstappen dhe Red Bull në Bahrein hapin sezonin e ri

Formula 1 ka filluar sezonin e ri dhe në cirkuitin e Bahrein fitues doli kampioni aktual Max Verstappen.


Kampioni në fuqi nuk zhgënjeu duke u nisur nga vendi i parë, derisa e mbylli në krye garën, duke treguar se skuadrat e tjera bënë shumë zhurmë dhe në fund asgjë sa i takon rivalitetit.

Max Verstappen dominoi në cirkuitin e Sakhir teksa e nisi garën nga vendi i parë dhe e ruajti kryesimin deri në kthesën e fundit pa e vendosur kurrë në dyshim pozicionin e tij. Red Bull dhe holandezi japin menjëherë që në start mesazhin se edhe në këtë sezon do të jenë pretendentët kryesorë ndërsa 25-vjeçari synon titullin e tretë radhazi në karrierë.

Sa i takon pjesës tjetër të pilotëve, Charles Leclerc provoi të rezistonte dhe të mbante podiumin. Në fillimi piloti monegask ia doli të parakalonte Sergio Perez duke u ngjitur në vendin e dytë, por në vijim meksikani e rifitoi pozicionin e tij ndërsa numri një i Ferrarit u dorëzua në xhiron e 41-të me makinën kokëkuqje që duhej të tërhiqej para kohe nga gara. Kështu, Perez ishte ai që zuri vendin e dytë në Bahrein.

Ndërkohë, surpriza e madhe ishte Fernando Alonso i cili edhe pse u nis nga vendi i pestë, ia doli ta mbyllte garën në podium. Aston Martin iu përgjigj në mënyrën e duhur spanjollit që parakaloi Sainz dhe u rendit në vendin e tretë duke lënë pas në vendin e katërt pilotin e dytë të Ferrarit.

Sa i takon dyshes së Mercedesit, skuderia gjermane u duk në vështirësi me Lewis Hamilton që e mbylli në vend të pestë garën ndërsa shoku i skuadrës, George Russell nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë ndwesa mes tyre u rendit Stroll. Pjesa tjetër e dhjetëshes së parë u kompletua me Bottas, Gasly dhe Albon.

Related posts

Përfundojnë ndeshjet e ditës së II-të të turnet tradicional “Musa Musahu 2024”

Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë të turnet tradicional “Musa Musahu 2024” në Preshevë

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij