Fillon protesta e artistëve, peticion për rindërtimin e teatrit, policia me maska

Ka filluar protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në sheshin tek ministria e Brendshme, e cila është edhe shumë pranë ish teatrit Kombëtar që u prish para pak ditësh.


Kjo është protesta e dytë që zhvillon aleanca për mbrojtjen e teatrit, ku e para ishte ditën e hënë.

Sot po firmoset edhe një peticion për të rindërtuar teatrin siç ka qenë.

Bëhet me dije se për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë mbi 300 policë, teksa ata janë parë me maska kundragaz.

Related posts

Tërmet në Vetëvendosje, Liburn Aliu dorëhiqet pas zgjedhjes së Bashës për kryeparlamentar

Në Kosovë kapet një minibus i mbushur me gra dhe fëmijë që kërkojnë lëmoshë rrugve

Sot mbahet tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës