Escobari dhe Lajçaku sot takojnë Osmanin dhe krerët e partive opozitare

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nga dje janë duke qëndruar për vizitë në Kosovë.


Takimin e parë ata e zhvilluan mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sot, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45. Kështu e kanë konfirmuar për Klankosova.tv nga zyra për media e presidentes.

Pos me Osmanin, siç raporton klankosova.tv dy emisarët do të takohen edhe me krerët e partive opozitare.

Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak do të udhëtojnë për në Serbi, ku pritet të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Related posts

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

Bënin thirrje për xhihad, tri vjet burgim për dy të akuarit