Emrat e përfolur si ministra të Qeverisë Hoti, një preshevar në mesin e tyre

Në kohën kur thuhet se LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet janë pajtuar për marrëveshjen për bashëqeverisje, kanë dalë edhe emrat për ministra, raporton Klan Kosova.


Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketë këta ministra: Anton Quni, Besian Mustafa, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Vlira Dumoshi. Poashtu pritet të rikthehet në MPB Agim Veliu i shkarkuar nga ana e Albin Kurtit.

Hykmete Bajrami do të jetë zëvendëskryeministër.

Nga AAK ministra pritet të jenë: Besnik Tahiri, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj.

Limaj mund të rikthehet si zëvendëskryeministër.

Kabini i mundshëm Hoti:
Kryeministër: Avdullah Hoti
Zëvendëskryemimistër: Besnik Tahiri (AAK)
Zëvendëskryeministër: Hykmete Bajrami (LDK)
Zëvendëskryeministër: Fatmir Limaj (Nisma)
Zëvendëskryeministër: Goran Rakiq (Lista Serbe)
Ministër i Financave: Lumir Abdixhiku (LDK)
Ministër i Mbrojtjes: Anton Quni (LDK)
Ministër i Infrastrukturës: Arban Abrashi (LDK)
Ministër e Kulturës: Vlora Dumoshi (LDK)
Ministër i Buqjësisë: Armend Zemaj (LDK)
Ministër i Brendshëm: Agim Veliu (LDK)
Ministër i Integrimeve: Besian Mustafa (LDK)
Ministria e Shëndetësisē (LDK)
Ministria e Ekonomisë (MEPTINS): Blerim Kuçi (AAK)
Ministria e Arsimit: Ramë Lika (AAK)
Ministria e Drejtësisë: Selim Selimi (AAK)
Ministria e Jashtme: Meliza Haradinaj- (AAK)

Ashtu siç është rapaortuar nga mediat kosovare, NISMA dhe Lista Serbe do të marrin nga dy ministri, derisa minoritetet tjera do ta kenë edhe një ministri.

Related posts

12 Qershori 1999 – Dita e Çlirimit de facto të Kosovës

Shqipëria nis hapin e parë për regjistrimin e flisë si trashëgimi kulinare

Sot në Kosovë fillon ‘Java e Krenarisë’, hapja në ndërtesën e Qeverisë

/