Emërohet kancelarja e parë e Austrisë

Presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, e zgjodhi kreun e Gjykatës Kushtetuese si ushtruese detyre të kancelares pasi parlamenti austriak votoi për largimin e qeverisë e së Sebastian Kurz pas skandalit që shkundi Austrinë.


Brigitte Bierlein do të jetë gruaja e parë kancelarë në Austri. Ajo e ka për detyrë të mbledhë kabinetin e përkohshëm qeveritar, i cili do të jetë në pushtet deri në shtator kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen, ka thënë se “Në muajt në vijim ne nuk do të shohim nisma legjislative që do të kenë ndikim afatgjatë. Synimi do të jetë që të administrohet sa më mirë me çështjet e shtetit”.

Kjo zgjedhje e presidentit pritej, një shërbyese civile me përvojë të gjatë jashtë politikës ditore, edhe pse në Austri gjykatësit janë të afërt me partitë politike, Bierlein ishte kandidate e propozuar prej partisë së Sebastian Kurz.

Presidenti Van Der Bellen, ka thënë se planifikon të aprovojë formalisht brenda ditësh Brigitte Bierlein dhe kabinetin e saj. Vet Bierlein ka pranuar që të zgjedhë shumicën e kabinetit prej shërbyesve civil si ministra. Ajo ka deklaruar se ka zgjedhur Alexander Schallenberg si ministër i jashtëm, ky diplomat zyrtarë i lartë në qeverinë e ish kryeministrit Kurz.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif