Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Pas një procesi gjyqësor më të gjatë se një vit, aktorja e Teatrit të Qytetit të Preshevës, Egzona Salihu, rikthehet në pozitën që mbante në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.


Aktorja e Teatrit të Qytetit të Preshevës, Egzona Salihu, vit më parë është përjashtuar nga puna, për arsye politike siç e ka konstatuar ajo, gjë që pas pranimit të vendimit për ndërprerjen e kontratës, ka paraqitur padi kundër udhëheqjes së atëhershme të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Sot në mëngjes, Salihu ka njoftuar për epilogun e këtij procesi gjyqësor, përmes të cilit ajo rikthehet në pozitën që kishte në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë dhe Teatrin e Qytetit të Preshevës.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të publikuar nga Egzona Salihu, në Facebook: 

Unë fitova. Jo për ta përmbushur egon time personale por për të fituar drejtësia. 

Unë e munda padrejtësinë sepse ndaj saj nuk heshta. Nuk zgjodha të përkulem. As të mbyllë gojën.  

Unë fitova sepse luftova. 

E për beteja të duhen miq. Të duhen shokë. Dashamirë e njerëz që edhe më tej besojnë se padrejtësia duhet të luftohet edhe kur i bëhët të tjerëve – e jo vetëm kur me padrejtësia ballafaqohen vet ata.

E gjatë kësaj beteje, fitova shumë njerëz të ri. Përkrahja që më vinte gjithëandej më bëri të mos dorëzohem. As para pushtetarëve vasal e as para burrave që duke luftuar një femër kishin vendosur të ushqenin pjesën e tyre të errët.

E në këtë betejë, ajo që humba ishin njerzit të cilët zakonisht më shumë duan pushtetin se sa drejtësinë, më shumë duan nënshtrimin se sa që duan barazinë. 

Dhe kjo fitore e drejtësisë nuk do të mund të arrihej pa përkrahjen e kolegëve artist, miqve që deri atëkohë nuk e kisha ditur se i kam miq, qytetarëve dhe të gjithë dashamirëve që u ndodhen pran meje e rrugëtuan me mua në betejën time për drejtësi.

Faleminderoj përfaqësuesit institucional, sidomos ata të Republikës së Kosovës të cilët më hapën shumë dyer të reja për të treguar përkrahjen e tyre ndaj meje.

Familje e miq,

Faleminderit përjetësisht!

Shihemi në Premieren e radhës në 

Teatrin e Qytetit të Preshevës ❤️🎭

Related posts

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor 

Teatri i Preshevës kthehet nga Festivali i Dibrës me dy çmime