Dorëzohet kryetarja e Hong Kongut, pritet ta tërheqë projektligjin për ekstradim

Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, pritet që të mërkurën ta japë njoftimin zyrtar për tërheqjen e projektligjit për ekstradimin e qytetarëve të dyshuar në Kinë. Ky projektligj kishte nxitur protesta masive që zgjatën me muaj të tërë dhe që sollën një nga krizat më të rënda politike në dekadat e fundit.


Protestat kundër projektligjit për ekstradim në ish-koloninë britanike filluar në qershor. Sipas këtij dokumenti, qytetarët e Hong Kongut, të cilët dyshohen për krime të ndryshme, mund të ekstradoheshin në Kinë, ku gjykatat kontrollohen nga Partia Komuniste.

Sidoqoftë, protestuesit, përpos kundërshtimit të projektligjit, filluan të shtrojnë edhe kërkesa të tjera për forcimin e demokracisë.

Lajmin për tërheqjen e projektligjit e ka konfirmuar një burim brenda qeverisë, ndonëse zyra e kryetares ka refuzuar të japë ndonjë koment zyrtar për këto raportime. Mbetet e paqartë nëse vendimi për tërheqje të projektligjit do të ndikojë në zmbrapsjen e protestuesve.transmeton Gazeta Express.

Tërheqja e projektligjit për ekstradim është një nga kërkesat kryesore të protestuesve. Lam më parë kishte deklaruar se ky dokument është i vdekur, por kishte refuzuar ta tërheqë atë nga agjenda e qeverisë.

Hong Kongu qeveriset sipas sistemit “një shtet, dy sisteme”. Kjo formulë ia jep rajonit një shkallë autonomie, përfshirë të drejtën për sistem të pavarur të drejtësisë, ndonëse mbetet nën kontrollin politik të Kinës, shkruan “Reuters”.

Related posts

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re