Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe daljes së rezultateve që akoma nuk jane çertifikuar nga KSHZ, partia opozitare VMRO-DPMNE mori 58 deputetë dhe koalicioni i udhëhqur nga partitë opozitare shqiptare VLEN mori 13 deputetë.
Mandatari për formimin e qeverisë Hristijan Mickoski tha që qeveria e ardhëshme do jetë mes partive opozitare VMRO-DPMNE dhe VLEN ku menjëherë pas mbarimit të zgjedhjeve dhe shkoi në shtabin koalicionit VLEN në Shkup, transmeton InfoShqip.
Pas takimit të parë të kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski që pati me kryetarët e partive të koalicionit VLEN, Afrim Gashi, Arben Taravari, Bilal Kasami dhe Izet Mexhiti u rra dakord që takimet vijuese për bisedimet për formimin e qeverisë dhe ndarjes së resoreve do mbahen në formë të grupeve punuese.
Sot u mbajt edhe takimi i dytë mes koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE ku InfoShqip meson që korniza bazë se si do ndahen resoret është si në vazhdim.
Katër ministritë që do i takojnë partive shqiptare janë:
1. Ministria e Arsimit
2. Ministria e Shëndetësisë
3. Ministria e Ekologjisë
4. Ministria e Kulturës
Koalicionit gjithashtu do i takojë edhe posti i kryetarit të parlamentit dhe zv/kryeministri i parë.
Gjithashtu InfoShqip mëson se VLEN-i do mari në udhëheqje edhe rreth 300 drejtori./InfoShqip.com