CIKLONI “FANI” MERR JETEN E 12 PERSONAVE DHE LE MILIONA TE TJERE TE PASTREHE

Bregu lindor i Indisë u godit të premten nga cikloni “Fani”, i cili ka shkaktuar vdekjen e të paktën 12 personave në Odisha, raporton agjensia e lajmeve Reuters.

“Frika nga një fatkeqësi më e madhe ka përfunduar”, tha Shamsuddin Ahmed, drejtori i departamentit metereologjik në Bangladesh.

Mbi 1 milionë banorë u evakuuan pasi stuhia ekstreme përfshiu vendin. Banorët po strehohen përkohësisht në 4 mijë banesa dhe mbi 800 qendra akomodimi të projektuara posaçërisht kundër cikloneve.

Origjina e ciklonit mbetet Bregu verilindor i Bengalit nga ku 11 vite më parë një stuhi e ngjashme u mori jetën mbi 138 mijë personave.

Shtetet e prekura janë Odisha dhe qyteti i historik i Purit, brigjet e të cilave u përshkuan përgjatë dy orëve derisa cikloni u ngjit më në verilindje të vendit.

“Fani” është cikloni i katërt që godet brigjet lindore të Indisë në tri dekadat e fundit.

Periudha e cikloneve në Indi shpesh nis në muajin prill dhe mund të zgjatë deri në dhjetor, duke shkaktuar dëme në njerëz, materiale dhe të mbjellat e vendit.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif