Bukë greke me ullinj: Shije që kurrë nuk harrohet

Buka me ullinj është njëra nga gatesat e shpeshta që zë vend në tryezën e meraklive të ushqimit.

Provojeni e na thoni a u pëlqeu si shije.

Përbërësit:

– 500 g miell i bardhë;
– 150 mililitra ujë;
– 150 mililitra lëng portokalli;
– 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;
– 1 lugë e vogël lëng limoni;
– 1 grusht ullinj të grirë imët;
– 1 lugë e vogël kripë;
– pak rigon apo rozmarinë;
– pak vaj iliri.

Përgatitja:

Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave, kripën, erëzat dhe sodën e bikarbonatit.

Shtoni ujin, lëngun e portokallit, lëngun e limonit dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.

Pastaj zhvendoseni brumin në tavolinë të punës në të cilën keni qitur disa pika vaj ulliri.

Tëhollojeni bukën në trashësi deri në 2 centimetra dhe qiteni në tepsi të përshtatshme.

Shpojeni pak sipërfaqen e bukës me pirun dhe qitni pak vaj ulliri, pak rigon.

Piqeni në 180 gradë celsius rreth 30 minuta.

Kur buka të ftohet, shërbejeni.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu