Britania “nuk është gati” për Brexit pa marrëveshje

Organizata biznesore, Konfederata e Industrisë Britanike, ka paralajmëruar qeverinë se as Mbretëria e Bashkuar dhe as Bashkimi Evropian nuk janë gati për një Brexit pa marrëvveshje më 31 tetor.


“Ndonëse janë të mirëpritura përgatitjet e Britanisë për t’u larguar, natyra e pashembullt e Brexitit tregon që disa aspekte nuk mund të zvogëlohen”, ka thënë Konfederata.

Kjo organizatë biznesore ka thënë se në raportin e saj të fundit ka publikuar hapa praktikë që mund të ndërmarrin Britania, BE-ja dhe firma tjera.

Një zëdhënës qeveritar ka thënë se Britania tashmë ka shtuar punën për të planifikuar largimin e Britanisë nga blloku evropian pa marrëveshje.

Mirëpo organizata ka thënë se një largim me marrëveshje është i domosdoshëm për të mbrojtur ekonominë dhe vendet e punës.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson e ka emëruar Michel Gove si përgjegjës për të hartuar planin për një Brexit pa marrëveshje.

Gove ka thënë se Qeveria britanike është duke punuar aktualisht në këtë skenar.

Ai ka shtuar se ekipi i tij ende synon të ketë një marrëveshje me Brukselin, mirëpo në një shkrim në Sunday Times, ai ka thënë se “Brexiti pa marrëveshje është i shumë i mundshëm”.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. /REL

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif