Bombardohen rafineritë e naftës në Arabinë Saudite

Dy rafineri të mëdha nafte në Arabinë Saudite janë bombarduar nga avionë.


Rafineritë drejtohen nga ndërmarrja shtetërore Aramco.

Pamjet tregojnë flakët dhe tymin në Abqaiq, që ka fabrikën më të madhe në botë për përpunimin e naftës.

Një sulm i dytë ajror me dron i vuri flakën fushës së naftës në Khurais. Flakët janë nën kontroll në dy dyja rafineritë, raportuan mediat shtetërore.

Luftëtarët e Houthi të lidhur me Iranin në Jemen janë fajësuar për sulmet e mëparshme.

Por mediat shtetërore ende nuk kanë raportuar se kush mund të jenë pas sulmit.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif