Blushi në Preshevë me rastin e ditës së bibliotekës së qytetit “Mehmet Jusufi” 

Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, ka kënaqësinë t’ju ftoj në manifestimit solemn për nderë të ditës së saj , që do të mbahet më datë 18 shtator (e mërkurë ) 2024, ora 17:00 në Amfiteatrin e bibliotekës.


Autori shqiptar Ben Blushi ka marrë një ftesë në Preshevë në kuadër të Ditës së Bibliotekës.

Blushi atje do t’i promovojë dy librat e tij, “Komploti” dhe “41 sekrete”.

“Mezi pres te jem në Preshevë, të mërkurën pasdite i ftuar nga Biblioteka e Qytetit për të marrë pjesë në një bashkëbisedim me lexues dhe qytetarë të interesuar për letërsinë time dhe me gjerë”, ka shkruar Blushi në llogarinë e tij në Facebook.

Related posts

Argjent Memeti nga Presheva bëhet pjesë e serialit “Sultan Schatz”

Përtej Rrëmbimit: Libri që tronditi botën, tani në shqip

Pas Preshevës “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” vazhdon në Ulqin