Kjo nismë e parlamentit europian me siguri do të nxisë debat në mbarë botën, pasi për shumëkënd synimi i vërtetë do të ishte shuarja e zërave kundërshtues dhe disidentësh, e arsyetimi se po ndiqet përmbajtje terroriste është vetëm shkas për censurim.
Anëtarët e Parlamentit Evropian pritet t’i nisin bisedimet me shtetet e Bashkimit Europian, lidhur me krijimin e një ligji që do t’i detyronte kompanitë e internetit të fshinin përmbajtjen terroriste brenda një ore, pasi të informoheshin nga autoritetet.
Më 24 shtator, Komiteti për Liritë Civile i Parlamentit Europian, përkrahu këtë thirrje, me qëllim që të luftohet më shumë përmbajtja që promovon terrorizmin dhe ka kërkuar mandat që për këtë çështje të diskutojë me ministrat e BE’së.
Me këtë ligj, kompanitë e internetit që vazhdimisht nuk e respektojnë atë, mund të dënohen me gjobë prej 4 për qind të të hyrave.
Anëtarët e Parlamentit Europian synojnë që kompanitë digjitale “Facebook” dhe “YouTube”, që posedojnë përmbajtje të ngarkuara, nuk janë të obliguara që ta identifikojnë përmbajtjen terroriste. Derisa janë të shumtë e shohin si luftë për mbrojtjen e privacisë dhe pronës private platforma e tyre është publike.
Për këtë shkak, synohet të krijohet një platformë monitoruese që do të raportonte te autoritetet e shteteve evropiane.