BE-ja lidhet në ‘nyje’: Komisionari Hahn mbetet pa post

Diplomati austriak Johannes Hahn ka mbetur pa postin e komisionerit për zgjerim. Ai është propozuar për komisionin e migrimit por BE’ja ende në hall me kandidatët, dhe me departamentin dhe politikat e zgjerimit të anëtarësisë në përgjithësi, transmeton Gazeta Metro.


Derisa departamenti i rëndësishëm dhe i kontestuar dhe mjaft i përfolur muajt e fundit mes anëtarëve të BE’së, Francë e Gjermani kryesisht, ka mbetur i hapur dhe ende nuk ka kandidat për ta udhëhequr.

Kjo u mësua jo zyrtarisht pasi në Bruksel Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula van der Leyenka nisur të i shqyrtoj kandidatët dhe ti dëgjoj programet e propozuara.

Mendohet se ky departament ka pësuar goditje pasi u zgjodh spanjolli me përvojë Josep Borrell si komisioner për punë të jashtme, aq sa po konsiderohet edhe propozimi i nga Hungaria.

Vet Presidentja e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen, ka shtyrë zgjerimin si prioritet duke thënë se  “BE’ja ende duhet shtrirë dorën Ballkanit Perëndimor, ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, jemi fqinjë”.

“Nëse e mbyllim derën këtij rajoni, vetëm vetes i shkaktojmë dëm” theksoi ish ministrja gjermane va nder Leyen. Revista gjermane Der Spiegel ka shkruar se të njëjtin mendim e ka edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Vështirë se ky mendim të gjejë mbështetje pasi do të ju duhet diplomatëve europian të gjejnë përkrahje edhe në Paris, ku mohohet zgjerimi me ngulm nga vet Presidenti i Francës Emannuel Macron.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif