Azadar Hussain – gazetari më i përkushtuar në Pakistan

Azadar Hussain, gazetar i televizionit lokal GTV News, është në ujë deri në grykë, teksa jep në transmetim live përmbytjet në Pakistan.


‘Në rajonin e Jhakkar Imam Shah, niveli i lumit Indo është në rritje dhe mijëra hektarë tokë janë përmbytur plotësisht’ tregon gazetari.

Klipi i intervistës së tij është bërë viral në rrjet dhe ka gjeneruar një debat në rrjetet sociale. Nga njëra anë ka nga ata që e përgëzojnë gazetarin për ‘dedikimin‘ e tij, nga ana tjetër ka që e kritikojnë për ekzaltimin e situatës.

Të paktën 9 persona kanë vdekur të hënën e kaluar, për shkak të shirave të mëdha që kanë përfshirë Pakistanin.

Related posts

Google, investim miliarda dollarësh në Britani në prag të vizitës së Trump

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C parashihet të mbajë në Luginë

Pas “Hënës së përgjakur” moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara