Zgjedhjet administrative në Itali do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane.Votuesit për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë. Në listat dhe partitë të ndryshme politike do të ketë disa kandidatë me origjinë shqiptare. Anisa Rama avokatja me origjinë shqiptare kandidon për Forza Italian.
Anisa u largua në vitin 1992 nga shqipëria në kërkim te një jete më të mirë bashkë me familjen e saj.
Në itali kreu të gjitha studimet dhe integrimi i saj ishte me i lehtë se cfarë mendonin familjarët e saj ditën që u larguan nga shqipëria. Ajo nuk ka ndjerë paragjykim në zonën e Pulias, aty u vendosën në vitet e para.
Puna e parë ishte gjatë studimeve universitare. Pas përfundimit të studimeve ajo nisi të punojë si avokate. Të gjendet gjithmonë pranë njerzve është një nga shtysat e saja dhe në përfshirjen në politike . Ajo kandidon për Forza Italian në Bergamo, ku lista e Forza Italias përbëhet nga 32 kandidatë 14 femra dhe 18 meshkuj.
Vizioni i saj është që politika të përmirësoje cilesinë e jetesës për qytetarët si dhe respektimin dhe zbatimin e ligjeve, sepse respekti ndaj ligjit bën shtetin.
Kontributi i saj në politikë do të jetë edhe në përmirësimin e paketës ligjore për emigrantët shqiptar që jetojnë në itali. Nga të dy palet si nga politikbërja dhe nga qytetari duhet bashkëpunim ndaj avokate Anisa Rama ndihet komode, për të njerzit janë të parët dhe sic citon dhe ajo : Me njerëz të përgatitur bëhen institucionet.