Avionët rusë u ndërprejnë rrugën atyre amerikanë

Një avion luftarak i Rusisë i ka ndërprerë rrugën një tjetri amerikan, derisa po fluturonte në hapësiren ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe.


Flora e Gjashtë Amerikane njofton se kjo ka ndodhur tri herë vetëm gjatë ditës së djeshme.

“Më 4 qershor 2019, dita e Bajramit, P-8A Poseidoni amerikan po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe kur iu ndërpre rruga nga një aeroplan rus SU-35 tri herë për 175 minuta”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e dytë nga tri të tjera ‘ishte përcaktuar si e pasigurt’ shkaku se avioni rus “po fluturonte tepër shpejtë duke kaluar direkt para avionit amerikan” dhe kjo e kishte vënë në rrezik jetën e pilotëve.

“Avionët amerikanë po i përmbaheshin standardeve ndërkombëtare dhe nuk provokuan këtë aktivitet rus”, vazhdon më tej deklarata.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif