Avdullah Hoti: S’ka tregti me territore, nuk bëjmë kompromise

Deklarimi për taksën që është bërë para mediave, i kryeministrit Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit.


Ndërsa, në marrëveshjen finale me Serbinë nuk do të ketë tregti me territore. Kështu deklaron zëvendëskryeministri i Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti .

I dyti i ekzekutivit, nga radhët e LDK-së u shpreh i vendosur se Kosova nuk do të bëj asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke.

Hoti thotë se pozicioni i qeverisë Kurti është i qartë, integriteti territorial dhe rendi kushtetues janë të pacenueshme.

I dyti i ekzekutivit nga radhët e LDK-së, u shpreh i vendosur se Kosova nuk do të bëj asnjë kompromis karshi Serbisë, si kompensim i njohjes reciproke.

Por, për t’i dhënë hapësirë dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti u shpreh se janë duke bërë përpjekje me parterin e koalicionit për të gjetur një zgjidhje për largimin e taksës.

“Ne po bëjmë përpjekje, në disa takime që kemi pas që të arrijmë të dakordohemi. Por deri në këtë moment që po flasim nuk kemi një dakordim për këtë çështje. Vendosja e çfarëdo mase bëhet vetëm përmes vendimeve të qeverisë. Deklarimi që është bërë para mediave, i kryeministrit Kurti nuk ka qenë i dakorduar brenda koalicionit që e kemi”, thotë zëvendëskryeministri Hoti.

Duke folur për kompensimin që mund t’i jepet Serbisë, sipas ministrit të Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, Hoti shprehu kundërshtimin e tij karshi kësaj ideje. Ai thotë s’ka hapësirë për asnjë kompromis që mund t’i bëhet shtetit fqinj.

“Unë besoj që duhet të jemi të kujdesshëm të gjithë zyrtarët publik në deklarimet e tilla. Tepër të kujdesshëm. Ajo që është e rëndësishme është që qëndrimi i kësaj qeverie, këtij koalicioni qeverisë s është i qartë karshi marrëveshjes me Serbinë….nuk ka hapësirë për asnjë kompromis që ne mund të bëjmë si shoqëri, unë ftoj të gjithë kolegët në qeveri që të jenë të kujdesshëm me deklarimet e tyre publike”, u shpreh Hoti.

Për bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje, nënkryetari i LDK-së u shpreh i bindur se do të vazhdojnë bashkërisht në ekzekutiv për t’i realizuar reformat e premtuara.

“Në bashkëqeverisje jemi bashkë. Besoj që deri tash ka funksionuar mirë. Jam i bindur që edhe më tutje do të vazhdojmë të qojmë përpara reformat për të cilat jemi dakordu si dy parti politike në këtë koalicion”, thotë ai.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, përsëriti se të gjithat masat reciproke që pritet të ndërmerren ndaj Serbisë, duhet ta kenë mbështetjen e plotë të partnerëve ndërkombëtar. /GazetaBlic

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon