AUSTRI: FILLOJNË PROTESTAT MASIVE KUNDËR QEVERISË

Vetëm disa orë pas publikimit të skandalit me korrupsion të zëvëndëskancelarit Heinz-Christian Strache, mijëra qytetarë të Austrisë kanë dalur për protesta, ku kanë brohoritur rënien e qeverisë Kurz.


‘Kurz duhet të largohet’, ishte thirrja e turmës që kishte filluar nga rrethi i parë hisotrik i Vjenës, gjatë ditës së djeshme.

Duke shprehur një pikëpamje të hapur se Kurz shumë shpesh kishte justifikuar veprimet e partnerit të tij të koaliconit, Strache, një punonjës i edukimit social, Andreas Hallas, shprehet se zgjedhjet e reja janë një ‘domosdoshmëri aboslute’.

“Nëse nuk do të thërriteshin zgjedhje çdo gjë do të kishte qenë një katastrofë absolute, politikisht”, ka thënë ai, përcjell Gazeta Metro.

Njëjtë mendon edhe një qytetar tjetër i Austrisë, Isaac Heimbach i cili është stuend. Ai thotë se beson se ka edhe gjëra të tjera që fshihen pas ‘perdeve’.

“Shpresoj që kjo t’ua hap sytë të gjithë austriakëve. Mori fund zotri Kurz, e turpëruat këtë vend”, ka thënë ai.

Ndryshe, ende pa kaluar 24 orë prej zbulimit të skandalit, janë thirrur zgjedhje të menjëhershme në Austri, për të votuar kështu një Qeveri të re.

Related posts

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

Përgatitjet e NATO-s për një luftë të re