Të gjithë e njohim një person që pavarësisht se e gjithë familja e tij është infektuar me Covid-19, nuk ka rezultuar kurrë pozitiv.
Shkencëtarët, pasi një studimi të bërë në Universitetin e Londrës kanë gjetur një shpjegim, duke treguar se një pjesë e njerëzve përjetojnë “abortim të infeksionit”.
Sipas shkencëtareve virusi hyn në trup, por pastrohet nga qelizat T të sistemit imunitar në fazën më të hershme, që do të thotë se testet PCR dhe antitrupat regjistrojnë një rezultat negativ.
Zbulimi mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re vaksinash që synojnë përgjigjen e qelizave T, e cila mund të prodhojë imunitet shumë më afatgjatë.
Studimi i fundit monitoroi intensivisht punonjësit e kujdesit shëndetësor në Britaninë e Madhe për shenja të infeksionit dhe përgjigjet imune gjatë valës së parë të pandemisë.
Pavarësisht rrezikut të lartë të ekspozimit, 58 pjesëmarrës nuk rezultuan pozitivë për Covid-19 në asnjë moment.
Megjithatë, mostrat e gjakut të marra nga këta njerëz treguan se ata kishin një rritje të qelizave T që reagonin kundër Covid-19, krahasuar me mostrat e marra para se të përhapej pandemia dhe krahasuar me njerëzit që nuk ishin ekspozuar fare ndaj virusit.
Gjetja është veçanërisht e rëndësishme sepse qelizat T të përgjigjes imune tentojnë të japin imunitet më të qëndrueshëm, zakonisht prej vitesh dhe jo muajsh, krahasuar me antitrupat.