Arrestohen dy persona, u përpjekën t’a dehin një aligator

Dy burra nga Florida e Amerikës janë arrestuar pasi që dyshohet se janë përpjekur ta kapnin një aligator dhe ta dehnin me alkool.


27 vjeçari Timothy Kepke, dhe 22 vjeçari  Noah Osborne, janë raportuar që e kanë filmuar vetën duke e bërë incidentin.

Në raportin policor, Kepke tregon se si shoku i tij e kapi zvarranikun me duar dhe tentoi të i jepte birrë për të pirë, raporton “LADBIBLE”,

Kepke pretendon se para se ata të tentonin ta kapnin aligatorin, ky i fundit e kishte kafshuar në krahë, ku nuk dihet nëse ai ka marr ndonjë lëndim nga kafshimi, apo edhe se sa i madh ishte aligatori.

Të dy burrat u arrestuan me 3 tetor, menjëherë pasi që video ka mbërritur në polici.

Nëse tentoni të bëni një “krim”, atëherë mos e filmoni vetën. Apo, ndoshta djemtë mesa duket kanë qenë pak të dehur, edhe pse ata deklaruan se nuk ishin.

Related posts

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike