Alma Zadiç është ministrja më e re e Drejtësisë në Austri me prejardhje emigrante

Alma Zadiç ka hyrë në histori si Ministria më e re e Drejtësisë dhe e para me një prejardhje emigrante që ka hyrë në qeverinë e Austrisë.


Alma Zadiç, e cila emigroi në Austri kur ishte fëmijë, u konfirmua në postin e Ministres së Drejtsisë.

35-vjeçarja, një avokate e të drejtave të njeriut dhe një anëtare e Partisë së Gjelbër, do të jet ministra më e re e drejtësië në historinë e austrisë, gjithashtu e para emigrante që drejton një post kaq të rënddësishëm.

Alma Zadić // Foto: SN.at

Zadiç emigroi në Vjenë në vitin 1994 kur ishte vetëm 10 vjeç, për ti shpëtuar luftës që përfshiu Bosnje Hercegovinën në 1992-shin deri në 2005-ën.

Ajo studioi në Vjenë për drejtësi dhe praktikën e saj e përfundoi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Hagë.

Përvojën e saj ndërkombëtare Zadiç e fitoi në firmat juridike në New York dhe Londër dhe u diplomua në Universitetin Columbia. Pas kthimit të saj nga SHBA, Zadiç punoi në Austri për shtatë vjet si avokate.

35-vjeçarja hyri për herë të parë në parlamentin austriak pas fitores në zgjedhjet e vitit 2017 si kandidate për listën e Pils, dhe u bë deputetja e parë emigrante me prejardhje boshnjake.

Ajo u rizgjodh si deputete në parlament në zgjedhjet e 2019, përkrahë të Gjelbërve, të cilët tashmë janë pjesë e koalicionit të Partisë Popullore të kancelarit Sebastian Kurz.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif