Albin Kurti ka paralajmëruar se së shpejti do ta ftojë në takim Kadri Veselin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka folur për një takim të tij të dytë me Hashim Thaçin, ka paralajmëruar se së shpejti do ta ftojë në takim edhe Kadri Veselin.


Ai duke folur për planin e tij që të udhëheqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht ka thënë se planifikon të takohet përsëri me Thaçin, ku sipas tij ky takim do të zgjaste më shumë se 4 minuta.

Ai më tutje ka thënë se për çështje të ndryshme planifikon të takohet edhe me liderët e partive të tjera.

Ai ka thënë se sot është takuar me Isa Mustafën, ndërsa planifikon të takohet me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj.

“Do ta takojë edhe liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, përveç nëse ai nuk do. Unë nuk do të sillem me arrogancë, ndaj opozitës. Siç e kam thënë në fjalën time në Kuvend do ta kenë dorën time të bashkëpunimit dhe aktivitet dinamikë sepse asisoj na ndihmojnë edhe neve si qeveri, por mbi të gjitha shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon