Aktorja iraniane heq shaminë: Ndoshta ky do të jetë postimi im i fundit

Dy aktore të njohura janë arrestuar në Iran. Hengameh Ghasiani dhe Katajun Riahi u morën në paraburgim pasi hoqën shamitë e tyre në publik. Kështu raportoi media shtetërore iraniane.


52 vjeçarja Ghasiani ka publikuar një video në Instagram të shtunën mbrëma në të cilën shihet duke hequr shaminë, transmeotn Indeksonline.

“Ndoshta ky do të jetë postimi im i fundit” ka shkruar ajo.

“Çfarëdo që të ndodhë me mua, duhet ta dini se unë do të qëndroj me popullin iranian deri në frymën time të fundit”. Javën e kaluar ajo e përshkroi qeverinë iraniane si një “vrasës të fëmijëve” dhe i akuzoi ata për “vrasjen” e më shumë se 50 fëmijëve.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, Ghasiani u arrestua për nxitje dhe mbështetje të “trazirave”.

Sipas gjyqësorit iranian, shtatë personazhe të tjerë të famshëm të filmit, sportit dhe politikës u thirrën gjithashtu nga prokuroria. Në mesin e tyre është edhe Jahja Golmohammadi, trajner i klubit të futbollit nga Teherani, Persepolis FC.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hengameh Ghaziani (@hengamehghaziani)

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif