Aksion policor në Butel të Shkupit, konfiskohet mbi 1 ton drogë

Foto ilustrim

Në lagjen Butel të Shkupit gjatë një aksioni që ende po vazhdon, policia ka kapur sasi të madhe të lëndës narkotike marihuanë ndërsa një person është arrestuar, raporton TV21.


Në profilin e Instagramit të Drejtorit për Siguri Publike, Sashe Tasevski, shkruhet se Byroja përmes Sektorit të Krimeve, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore të Kavadarit, ka zbuluar dhe konfiskuar mbi 1 ton marihuanë.

“Në një magazinë në lagjen Butel janë gjetur dhe marrë 12 paleta në të cilat ka 1 ton e 240 kilogram (1240 kg) marihuanë, e paketuar, e vakumuar dhe e futur në thasë të zinj. Është privuar nga liria një person kundër së cilit është ngritur padi penale sipas nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal nga ana e Prokurorisë së Kavadarit. Hetimi vazhdon me qëllim vëretimin dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në rastin me marihuanë” shkruhet në profilin e instagramit të Drejtorit për Siguri Publike Sashe Tasevski.

Related posts

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

Lidët e BE-së e telefonojnë Trumpin nga Kievi për të nxitur armëpushim 30-ditor

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

/