Afro 1,9 milionë të prekur në botë! Kina kufizon kërkimet akademike për origjinën e koronavirusit

Kina i ka vendosur kufizime publikimit të kërkimeve akademike mbi origjinën e koronavirusit, sipas një direktive të qeverisë qendrore dhe njoftimeve në internet të publikuara nga dy universitete kineze, të cilat më pas, u hoqën nga faqet e tyre në internet.


Rregullat e reja diktojnë që të gjitha punimet akademike mbi Covid-19 t’i nështrohen tani verifikimeve shtesë përpara se të paraqiten për botim. Postimet, që sic thotë CNN, aktualisht janë fshirë, tregonin se studimet mbi origjinën e virusit do të duhet të miratohen nga zyrtarët e lartë të regjimit. Një ekspert mjekësor në Hong Kong, i cili ka bashkëpunuar me studiuesit e Kinës kontinentale për botimin e një analizë të rasteve klinike me Covid-19 në një revistë mjekësore ndërkombëtare, tha se në muajin shkurt, puna e tij nuk iu nënshtrua një kontrolli të tillë.

Verifikimi i shtuar duket se është përpjekja më e fundit e ekzekutivit kinez për të kontrolluar rrëfimet mbi origjinën e pandemisë që ka marrë deri tani në mbarë globin më shumë se 100,000 jetë njerëzish e ka infektuar 1.7 milion të tjerë, thotë CNN. Sëmundja u shfaq për herë të parë në Wuhan, e që nga fundi i janarit, studiuesit kinezë kanë botuar një seri hulumtimesh mbi të në revista ndërkombëtare prestigjoze.

Ndërkohë disa zbulime mbi rastet fillestare të saj, si ato të kohës kur u diktua për herë të parë kalimi i koronavirusit nga njeriu tek njeriu- kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi reagimin e atëherëshem të qeverisë kineze ndaj shpërthimit epidemik dhe kanë ngjallur polemika të mëdha në mediat sociale.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif