AAK sot diskuton lidhur me çështjen e taksës

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në ora 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, organizon tryezë lidhur me taksën 100 për qind për prodhimet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.


Sipas njoftimit të AAK-së, pjesëmarrës në këtë tryezë përveç deputetëve dhe përfaqësueseve të Aleancës, do të jenë të gjitha grupet e interesit, si prodhuesit, importuesit, tregtarët me shumicë e pakicë, përfaqësues të OJQ-ve dhe ekspertë të fushës.

Tryeza mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Dje, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, për GazetaBlic, ka konfirmuar se me partitë tjera opozitare do ta finalizojnë çështjen e taksës sot dhe do të vendosin lidhur me nisjen e seancës së jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës.

Ditë më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që kryeministri Kurti të mos e heq taksën e të kthehet në procesin e dialogut që sipas tij tashmë është konsumuar, por ai ka kërkuar nga kryeministrit të largojë taksën për kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Related posts

Ngjarjet që karakterizuan javën e kaluar në Zvicër

Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë

Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica