70 MIGRANTË NGA LIBIA MBYTEN NË DETIN MESDHE

Diku afër 70 migrantë që po iknin nga konflikti në Libi u mbytën sot në detin mesdhe lajmërojnë zyrtarë të OKB’së dhe agjencioni i lajmeve të Tunisit, 16 prej refugjatëve arritën të i mbijetojnë tragjedisë.

Anija që po lundronte drejt brigjeve të Evropës u përmbys dhe u fundos në detin mesdhe.16 refugjatët u shpëtuan nga barka peshkatarësh tunisian dhe tani po trajtohen dhe kujdesen nga autoritetet e Tunisit. Zyrtarë të IMO’it lajmëruan se mes refugjatësh ka njerëz nga Morocco e Bangladesh mes kombësive të tjera.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim e vlerësoi si fundosja më vdekjeprurëse e anijeve që nga janari i 2019’së, dhe vie tani kur zhvendosjet drejt e migrantëve drejt Evropës po bien.

Deri tani IOM njofton se migrantë që i mësynë Evropës mes detit mesdheut janë 17 mijë, që është 30 % më pak se vitin e kaluar në të njejtën periudhë.

Kriza në Libi muajin e  kaluar dhe rrethimi i kryeqytetit Tripoli ka kontribuar në zhvendosjen e popullatës, po ashtu kjo krizë që po vazhdon ende pritet të nxitë edhe më tepër lëvizje drejt Evropës.

Raportohet se deri tani 443 njerëz janë mbytur në ujërat e rrezikshme të mesdheut duke provuar arrijnë brigjet e shteteve evropiane.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif