5 statujat më të famshme në botë

Në vijim njihuni më 10 statujat më të famshme në botë, që janë bërë atraksione turistike dhe emblema të qyteteve dhe vendeve të caktuara…


1. Statuja e Lirisë, New York, SHBA

E vendosur në Ishullin e Lirisë në Manhattan, më 28 tetor 1886, kjo statujë është dedikuar si dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga populli i Francës.

Ajo është dhuruar për të festuar 100 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Statuja është një ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: një sinjal i mikpritjes për imigrantët që mbërrijnë në këtë vend.

2. Krishti Shpëtimtari, Rio de Zhaneiro, Brazil

Kjo është konsideruar statutja e arteve dekorative dhe stilit arkitektonik (Art Deco) më e madhe në botë dhe statuja e 5-të më e madhe në botë e Jezusit.

Ajo është 30 metra e lartë, duke mos përfshirë 8 metrat e bazamentit të saj, ndërsa gjerësia e krahëve të saj është 28 metra. Ajo është e vendosur në majën e malit Corcovado në një lartësi prej 700 metrash.

Kjo statujë është bërë një ikonë për Rio de Zhaneiron dhe monumenti më i famshëm i Brazilit.

Krishti Shpëtimtari është ndërtuar ndërmjet vitit 1926 dhe 1931.

3. Sfinksi  i Madh i Gizës, Egjipt

Zakonisht e përmendur si Sfinksi, kjo është një statujë gëlqerore e një krijese mitike me trup të luanit dhe kokë të njeriut. Ajo qëndron në Rrafshnaltën e Gizës në bregun perëndor të Nilit në Giza, Egjipt.

Kjo është statuja më e madhe monolite në botë, e gjatë 73,5 metrash, e gjerë 19,3 metra dhe e lartë 20,22 m.

Njëherësh kjo është edhe skulptura monumentale më e vjetër e njohur deri më tani, e cila më së shumti besohet të jetë ndërtuar nga egjiptianët e lashtë rreth viteve 2558-2532 para erës sonë.

4. Moai, Ishulli i Pashkëve

Figurat gjigante prej guri të Ishullit të Pashkëve i kanë intriguar prej kohesh eksploruesit dhe kërkuesit, por ekspertët tani besojnë se kanë arritur të zbërthejnë të paktën njërin prej mistereve të tyre të mëdha: përse statujat Moai janë ku janë.

Kërkuesit kane analizuar vendet e platformave megalitike mbi të cilat qëndrojnë këta kolosë e kanë kontrolluar burimet natyre të ishullit. Në këtë mënyrë ata kanë arritur të zbulojnë se strukturat gjigante gjenden pranë burimeve të ujit të rrjedhshëm.

Kjo tregon sipas profesorit Carl Lipo se statujat nuk ngrihen nëpër vende ritualesh të çuditshme; një gjë e tillë simbolizon sipas tij integrimin ne jetën e komuniteteve.

Ishulli i Pashkëve apo Rapa Nui, siç njihet ndryshe, ka mbi 300 platforma megalitike dhe secila prej tyre mund të jetë bërë nga një komunitet i veçantë.

Të parat besohet të jenë ndërtuar në shekullin e 13-të, dhe shumë prej tyre gjenden në afërsi te bregdetit. Mendohet se monumentet përfaqësonin paraardhësit dhe lidheshin me aktivitetin ritual, por deri më tani arsyeja e vendndodhjes se tyre konsiderohej një mister.

5. Statuja e Davidit, Itali

Davidi është një skulpturë kryevepër e Rilindjes italiane e krijuar ndërmjet viteve 1501 dhe 1504, nga artisti italian Michelangelo.

Kjo statujë 5.15 metra e lartë prej mermeri paraqet figurën e një mashkulli lakuriq duke qëndruar në këmbë.

Statuja e heroit biblik, David është e vendosur në Accademia Gallery në Firence nga viti 1873.

Related posts

Shfaqet varianti i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore të XEC

Publikohen çmimet e karburanteve për javën e ardhshme

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google