Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën do të jetë për vizitë në Hamburg të Gjermanisë ku do të takohet me bashkatdhetarët nga Kosova.
Abdixhiku tha se në takimin e parë me bashkatdhetarë, do ta përkujtojnë heroin e Kosovës, Sali Çekajn, ndërsa do të ketë takim edhe me eurodeputetin David McAllister.
“Ndërkaq nga ora 15:00, do ta kemi takimin e përbashkët me eurodeputetin, mikun e madh të Kosovës, David McAllister”.
“Takimet e përbashkëta për garën europarlamentare bëhen me qëllim të forcimit të kandidaturave që i japin zë Kosovës, që e mbrojnë Kosovën dhe i mbrojnë interesat tona kombëtare. Mbështetja jonë, mbështetja shqiptare për ta është esenciale”, shkroi Abdixhiku, transmeton PreshevaPRESS.