4 të vërtetat për gurët në veshka

Për shkaqe të panjohura numri i personave me gurë në veshka është rritur në vitet e fundit. Në vitet’ 70 të shekullit të kaluar, 3.8 % e njerëzve kishin problem me gurët në veshka, në vitet ‘90 ky numër u rrit në 5.2%, ndërsa në vitin 2010, konsiderohet 5.8 % e popullsisë botërore me gurë në veshka.


Më poshtë keni 4 të vërteta për gurët në veshka.

1. Gurët e veshkave mund të mos shkaktojnë dhimbje kur ndodhen në veshka. Por, nëse dalin nga veshkat dhe futen në kanalin urinar mund të shkaktojnë dhimbje tepër të forta.

Simptomat e gurëve të veshkave që lëvizin janë: dhimbje të fortë shpuese në pjesën e prapme, në bark, ije, mund të shkaktojë dhe gjak në urinë. Nëse ka infeksion lidhur me traktin urinar, atëherë mund të kemi ethe dhe rritje të temperaturës në trup.

2. Diagnoza lëshohet në bazë të simptomave tipike të cilat i shkakton guri vi veshkave, si dhe me ndihmën e disa metodave diagnostikuese si: regjistrimi me rreze –X në traktin urinar, urografi me kontrast ose tomografi e kompjuterizuar.

Për gratë shtatzëna ose për pacientët tek të cilët nuk është i dëshirueshëm apo rekomandueshëm radiacioni (rrezatimi), atëherë mund të ndihmojë kontrolli me ultrazë për gjetjen e diagnozës.

3. Shumica e gurëve në veshka në mënyrë spontane shkarkohen në kanalin urinar në 48 orët e para, pas fillimit të sulmit në veshka. Medikamentet për dhimbje mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

4. Disa faktorë mund të ndikojnë në shkarkimin e gurëve të veshkave nga kanali urinar. Këtu përfshihet madhësia dhe struktura fizike e pacientit, shkarkimet e mëparshme spontane të gurit të veshkave, zmadhimi i prostatës, shtatzënia, etj.

Shkaku më i zakonshëm i gurit të veshkave është marrja e pamjaftueshme e lëngjeve. Rekomandohet marrja e mjaftueshme e lëngjeve në mënyrë që urina të ketë një ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe sa më e holluar.

Çdo ditë duhet të pini të paktën 8-10 gota ujë dhe të urinoni më shpesh.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi