Ndeshjet në Kampionatin Botëror që do të zhvillohen gjatë ditës së enjte

Sot do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit në kuadër të xhiros së parë në grupet e Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar.


Në grupin G, Zvicra do të përballet me Kamerunin, ku do të synojë që të startojë me fitore.

Në formacionin e helvetikëve pritet të startojë dyshja me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 11.

Në ballafaqimin e dytë të ditës, në grupin H, Uruguai do luajë me Korenë e Jugut.

Kjo përballje do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Në terminin tjetër, Portugalia do të ketë punë në Ganën, në një ndeshje mjaft interesante.

Cristiano Ronaldo i shumë përfolur gjatë ditëve të fundit, me intervistën me Piers Morgan dhe largimin nga United, do të shikojë që të kërkojë lavdinë në Kupën e Botës.

Ndeshja do zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Në ballafaqimin e fundit të ditës, favoriti kryesor Brazili do të synojë fitore ndaj Serbisë.

Loja luhet me fillim nga ora 20:00.

Related posts

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi