Një kuriozitet dhe një rekord vjen nga Italia, aty ku është zgjedhur kryetar komune një 19 vjeçar.
Michele Schiavi fitoi postin në komunën e Onores në Valle Seriana me vetëm 14 vota.
Sipas News Valseriana ai mori 51.22% të votave duke mposhtur rivalin Angela Schiavi, i cili mori 48.78% të votave, shkruan shqiptarja.com.
Michele është një student i drejtësisë dhe ka lindur në vitin 1999.
19 vjeçari do të drejtojë një komunë me 890 banorë.