17-vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin final të Kosovës

Sot 17-vjet më parë, përfunduan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje në Vjenë.


Më 10 mars të vitit 2007 të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe nga pala serbe, Boris Tadiq, Vojislav Kostunica, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtissari shprehu në atë kohë keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai edhe njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të këtij muaji.

The Secretary-General’s Special Envoy for Kosovo’s future status process Martti Ahtisaari officially presents his proposal on Kosovo future status to the Team of Unity, at Assembly Building in Prishtina.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari, i dorëzon OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozon pavarësi për Kosovën, përcjell Klankosova.tv.

Related posts

Qeveria serbe miraton projektin për gazsjellësin që kalon edhe nga Presheva

Konflikti mes djemve të mixhës që përfundoi me vrasjen e njërit prej tyre në Ferizaj

Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj për integrimin, Rama nga Brukseli: Ritëm rekord