Alma Zadiç ka hyrë në histori si Ministria më e re e Drejtësisë dhe e para me një prejardhje emigrante që ka hyrë në qeverinë e Austrisë.
Alma Zadiç, e cila emigroi në Austri kur ishte fëmijë, u konfirmua në postin e Ministres së Drejtsisë.
35-vjeçarja, një avokate e të drejtave të njeriut dhe një anëtare e Partisë së Gjelbër, do të jet ministra më e re e drejtësië në historinë e austrisë, gjithashtu e para emigrante që drejton një post kaq të rënddësishëm.
Zadiç emigroi në Vjenë në vitin 1994 kur ishte vetëm 10 vjeç, për ti shpëtuar luftës që përfshiu Bosnje Hercegovinën në 1992-shin deri në 2005-ën.
Ajo studioi në Vjenë për drejtësi dhe praktikën e saj e përfundoi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Hagë.
Përvojën e saj ndërkombëtare Zadiç e fitoi në firmat juridike në New York dhe Londër dhe u diplomua në Universitetin Columbia. Pas kthimit të saj nga SHBA, Zadiç punoi në Austri për shtatë vjet si avokate.
35-vjeçarja hyri për herë të parë në parlamentin austriak pas fitores në zgjedhjet e vitit 2017 si kandidate për listën e Pils, dhe u bë deputetja e parë emigrante me prejardhje boshnjake.
Ajo u rizgjodh si deputete në parlament në zgjedhjet e 2019, përkrahë të Gjelbërve, të cilët tashmë janë pjesë e koalicionit të Partisë Popullore të kancelarit Sebastian Kurz.