ALIU:LUGINA E PRESHEVËS PA ASISTENCË DIREKTE NGA SHQIPËRIA DHE KOSOVA VËSHTIRË TË MBIJETOJË

Pas konstituimit të Kuvendit në Bujanoc, zavendëskryetari i Preshevës, njëherit edhe i APN-së, Armend Aliu, ka uruar të përzgjedhurit.


Aliu përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social facebook ka uruar Ramadanin për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.

“Përbërjes së re të Kuvendit Komunal në Bujanoc, kryetarit të posazgjedhur, z. Enver Ramadanit, i uroj suksese në punë dhe i përgëzoj për frymën e re demokratike Shqipëtare në seancën e sotme.” ka shkruar Aliu në facebook.

Ai ka shkruar se “Bujanoci sot e po e dëshmon dhe po na jepë të drejtë historike, ku me vite e dekada kërkuam ndërhyrjen e dy shteteve tona si Shqipëria dhe Kosova e që sot politika e Bujanocit frymon Shqip dhe nuk ka kushtëzime e shëmbime nga askush.

Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës në këtë postim ka përsëritur qëndrimin e tij, se Lugina e Preshevës pa asistencë direkte nga Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës, e ka të vështirë mbijetesën e lëre më avancimin.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Aliut në facebook:

Përbërjes së re të Kuvendit Komunal në Bujanoc, kryetarit të posazgjedhur, z. Enver Ramadanit, i uroj suksese në punë dhe i përgëzoj për frymën e re demokratike Shqipëtare në seancën e sotme.

Bujanoci sot e po e dëshmon dhe po na jepë të drejtë historike, ku me vite e dekada kërkuam ndërhyrjen e dy shteteve tona si Shqipëria dhe Kosova e që sot politika e Bujanocit frymon Shqip dhe nuk ka kushtëzime e shëmbime nga askush.

E përsëris pandërprerë, dhe do vazhdoj ta them, se Lugina e Preshevës pa asistencë direkte nga Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës, e ka të vështirë mbijetesën e lëre më avancimin.

Jemi për unifikim, prosperitet dhe avancim politik dhe ekonomik të Shqipëtarve në luginën e Preshevës.

Kuvendi i konsoliduar sot në Bujanoc, të jetë shembull për të gjithë.

Urime dhe suksese,

Armend Aliu
Zëvendës Kryetar i Komunës së Preshevës dhe APN-së

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS