Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja për Punët e Jashtme dhe Çështjet Evropiane e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon nga konferenca e ambasadorëve në Tiranë shfaqi shqetësimin se Schengeni mund të mbyllet.


Sipas Fajon kjo mund të ndodhë për shkak të kërcënimeve të ndryshme që kemi në rajon.

“Një prej ngjarjeve që ka shënjuar karrierën time politike dhe të rajonit është ajo që bëmë për qytetarët tanë. Udhëtimi pa viza. Ne përballemi me të njëjtën sfidë sot sepse i trembemi faktit që Shengeni po mbyllet për shkak të kërcënimeve të ndryshme që ne kemi në rajon”, tha Fajon.

Kujtojmë se Tanja Fajon ishte reporterja e posaçme e Parlamentit Europian për çështjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një forcë shtytëse për Shqipërinë dhe Kosovën në lëvizjen pa viza në Zonën Schengen, gjë e cila u realizua në 5 Dhjetor 2010.

Këtë deklaratë për mbylljen Schengen ajo e bën 14 vite më pas.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Video / Shemben skelet e një objekti në Lozanë të Zvicrës, ka të plagosur

PreshevaPRESS