Aktivisti politik nga Lugina kërkon llogari nga Sinani e Mustafi rreth deklaratës së Kurtit

Aktivisti politik nga Presheva, Valon Arifi, përmes një postimi në facebook ka kërkuar llogari nga Sinani dhe Mustafa të sqarojnë pozicionin e tyre në lidhje me deklaratën e Kurtit në Francë.


Arifi në një postim në facebook ka rikujtuar këshilltaren e Kurtit për Luginë, Ardita Sinani, dhe këshilltarin e Bislimit, Ragmi Mustafi, të dy me prejardhje nga Lugina, të sqarojnë opinionin për qëndrimin e tyre rreth deklaratës së Kurtit për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, të bërë në Paris.

“Shkëmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufijve, e kanë të vështirë ta braktisin atë nostalgji e të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike. Kjo ka pasur një lloj shije feudale që nuk ekziston më, por më duhet të pranojë që përkundër dështimit të projektit, ideja ekziston ende por pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”ka thënë Kurti në deklarimin e tij, përpara anëtarëve të organizatës socialdemokrate në Evropë ku sot u bë anëtare edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në lidhje me këtë Arifi ka thënë se Sinani dhe Mustafi duhet të sqarojnë a pajtohen Ose jo me këtë qëndrim të Kurtit rreth shkëmbimit të territoreve, temë e cila përfshinë Luginën në mënyrë direkte.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Arifit në facebook: 

Qele guri gojën, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi 🙂

Ju këshilltarë nga Lugina të Qeverisë së Kosovës, me siguri e keni pa se çfarë tha Kryeministri Kurti sot në Paris:

– “Shkëmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufijve, e kanë të vështirë ta braktisin atë nostalgji e të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike”.

– “Kjo ka pasur një lloj shije feudale që nuk ekziston më, por më duhet të pranojë që përkundër dështimit të projektit, ideja ekziston ende por pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”.

Zonja Sinani dhe zoti Mustafi, na keni lodh me vite me deklarata me idenë e bashkimit të Luginës me Kosovën.

Siç dihet, ai bashkim nuk bëhet pa ndryshim kufinj ose pa shkëmbim territoresh.

Shefi i juaj po thotë se ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve është shije feudale dhe zgjidhje jodemokratike.

Jeni këshilltarë nga Lugina e këtij shefi të qeverisë. Po na intereson mendimi juaj për këtë qëndrim?

Ju e keni këshilluar për këtë qëndrim? Nëse PO atëher kallxoni.

Nëse jo, tregoni çfarë po mendoni për këtë temë. Apo heshtja nënkupton se pajtoheni?

ARTIKUJT E NGJASHËM

Paknaqësi mes koalcionit qeverisës në Preshevë, vendimet merren me 20 vota

PreshevaPRESS

Lutfiu: Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështetë bujqit shqiptarë në Luginë

PreshevaPRESS

Kamberin tash e tutje me më shumë minuta në Parlament të Serbisë, krijohet grupi i ri parlamentar

PreshevaPRESS