Aksion i policisë gjermane kundër militantëve të dyshuar islamikë

Berlin, Foto Arkiv

Policia gjermane tha se është duke kryer bastisje kundër militantëve të dyshuar islamikë në katër lande, nën akuzat se kanë bërë komplot për “një akt të dhunshëm që rrezikon shtetin”.


“Kërkimet vazhdojnë dhe lidhen me të dyshuar me origjinë çeçene, e që vijnë nga skena islamike”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Berlin.

Bastisjet po bëhen në Berlin, Brandenburg, Nordernhajn Vestfallen dhe Tyringen.

Militantët e dyshuar janë të moshës 23 deri në 28 vjeç dhe dyshohet se “kanë analizuar vende për një sulm të dyshuar islamik”, tha përmes një deklarate Policia e Berlinit.

Dyshimet u nxitën nga fotografitë e gjetura në celularin e njërit prej të dyshuarve gjatë një kontrolli rutinor, thuhet po ashtu në deklaratën e policisë.

Bazuar në informacionet e tanishme, shtoi policia, “nuk ka pasur ndonjë rrezik konkret për sulm”.

Autoritetet në Gjermani janë në gatishmëri të lartë për kërcënimet e militantëve islamikë, pasi në këtë vend kanë ndodhur disa sulme në vitet e fundit.

Një sulm me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin ka lënë 12 njerëz të vrarë në dhjetor të vitit 2016./REL

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

PreshevaPRESS

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS