AKK TREGON SE KUR DO TA ZËVENDËSOJË MERKELIN

Liderja e konservatorëve gjermanë të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), ka siguruar që nuk do të kërkojë për ta zëvëndësuar para kohe kancelaren, Angela Merkel.


Ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë para mbarimit të mandatit të saj në vitin 2021.

“Kancelarja dhe qeveria janë zgjedhur për një legjislaturë të tërë dhe qytetarët presin nga ata që ta marrin seriozisht këtë zgjedhje… kështu që unë përjashtoj mundësinë për zëvendësimin e kancelares përpara kohe”, deklaroi AKK për gazetën gjermane ”Die Ëelt”.

AKK zëvendësoi Merkelin në krye të CDU-së në fillim të dhjetorit të kaluar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS