Ish sekretari i Kuvendit komunal nē Preshevë, Agim Kamberi, në një prononcim ekskluziv për PreshevaPRESS, ka komentuar përgjigjen e Ministrisë dërguar Kuvendit komunal në lidhje me seancën e datës 27.08.2020.
Lexo edhe: Ministria e pushtetit lokal reagon në lidhje me seancën për shkarkimin e Shqiprim Arifit
Avokati i njohur, Agim Kamberi, i cili disa vite më parë ka qenë edhe sekretar i Kuvendit komunal në Preshevë, duke e komentuar shkresën që Kuvendi i Preshevës ka pranuar nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, ka thënë se, Ministria nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në pytjen e parashtruar nga kryetari i Kuvendit.
“Përgjigja e ministrisë, është interpretim i Ligjit, Statutit dhe thirrje në Rregulloren e punës së kuvendit, se si duhet të veprohet në bazë te asaj rregullore. Kjo letër nuk përmbanë përgjigje për çështjen që është ngritur, në këtë rast se çfarë ka ndodhur në kuvendin e Preshevës dhe si është zhvilluar votimi për shkarkimin e kryetarit Arifi, e as për epilogun e votimit.” ka thënë Agim Kamberi për PreshevaPRESS.
Lexo edhe: Njihuni me detajet e përgjigjes së Ministrisë për seancën e Kuvendit të 27 gushtit
Ai thot se në seancën e Kuvendit të mbajtur më 27.08.2020, proçesi i votimit nuk ka përfunduar por është ndërpre dhe si i till nuk mundet të komentohet.
“Proçesi i votimit për deklarimin në lidhje me propozimin për shkarkimin e kryetarit të Preshevës, është ndalur në momentin e kumtimit të rezultatit, me intrepretim të dy anëtarëve të komisionit se ka marr 19 vota dhe një votë të papërcaktuar (të pavlefëshme). Nga ky moment ka qenë në dorë të kryetarit të kuvendit të konstatojë se propozimi për shkarkim, a i ka marr votat e nevojshme për shkarkimin e kryetarit të komunës (e që duhet siguruar 20).” shtoi avokati Agim Kamberi për PreshevaPRESS.
Ai thot se sikurse kryetari i Kuvendit, gjithashtu edhe Komisioni i emëruar për realizimin e votimit për shkarkimin në fjalë, nuk kanë prodhuar akt juridik i cili përcakton epilogun e këtij proçesi.
“Si përfundim mundemi të konkludojmë se kuvendi nuk ka akt, as për konstatim të refuzimit te propozimit për shkarkim. Komisioni nuk e ka bëre kumtimin e rezultatit të votimit ashtu si kërkohet me rregullativ, e gjithashtu kuvendi nuk është deklaruar se a është refuzuar apo jo propozimi për shkarkim.” përfundon avokati Kamberi duke komentuar situatën e krijuar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit më 27.08.2020, dhe pas përgjigjes së Ministrisë në pyetjen e kryetarit të Kuvendit.
Ish sekretari i Kuvendit komunal të Preshevës, Agim Kamberi, i cili momentalisht vepron si avokt, në fund të komentimit të shkresës së Ministrisë, thot se rezultati nuk mundet me qenë arsye për përsëritjen ose jo të votimit, pa marrë parasysh a është i pëlqyeshëm apo jo.