Foto: KlanKosova / Rubikon

Abdixhiku për PVD-në: I pakuptimt se si figurat politike kanë lejuar të bëhen mjete të përdorimit populist

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se interferimi i Kosovës në rajon brenda shqiptarëve është i dëmshëm.


Derisa Abdixhiku ka folur për dëmin e mënyrës së përfshirjes së kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka prekur edhe çështjen e bashkëpunimit të ngushtë mes Kurtit dhe PVD-së. Ai derisa ka thënë se ka bindje dhe njohuri shumë më të afërta në krahasim me çdo rajon tjetër, ka shtuar se interferimi i Kosovës në Luginë ka qenë jashtëzakonisht i dëmshëm, duke folur kështu për bashkëpunimin e figurave kryesore të PVD-së me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.

” Është i dëmshëm, është i pakuptimt, i habitshëm se si figurat politike në Luginë kanë lejuar të bëhen, le të themi mjete të përdorimit populist të këtij kryeministri” është shprehur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste në emisionin Rubikon.

Abdixhiku derisa ka folur për dëmin që po shkakton bashkëpunimi dhe investimi i Kosovës në Luginë dhe Maqedoninë e Veriut përmes partive të caktuara politike, është shumë i dëmshëm për shqiptarët në këto rajone, duke shtuar se Kosova duhet rolin e saj në përbashkimin e shqiptarëve dhe jo përçarjen e tyre. 

“Interferimi në Luginë të Preshevës edhe në Maqedoninë e Veriut e dëmton çështjen e Kosovës, edhe në nivelin partiak. Unë nuk mundem të kam partner edhe si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njerëz që bëjnë fushatë në një parti politike.”

Abdixhiku ka përfunduar këtë deklaratë duke i bërë me dije se ata (duke aluduar në përfaqësuesit e PVD-së në Luginë, poashtu edhe ata të koalicionit VLEN në Maqedoni të Veriut) kanë humbur një aleat në Kosovë, duke thënë se janë djegur duke bërë hapa të gabueshëm. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kandidati për eurodeputet me origjinë nga Medvegja merr mbështetje në Itali

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit binjakëzohet me Gjirokastrën

PreshevaPRESS

Mustafa vazhdon traditën e Arifit, financon ekskursionin e maturantëve të Preshevës

PreshevaPRESS