8 kuriozitete që nuk i keni ditur për Australinë

Adhurohet nga miliona njerëz në botë. Qëndron në vendin e dytë mes vendeve ku ia vlen të emigrosh.


Australia konfirmohet si vendi ideal për këdo që dëshiron të bëjë gati valixhet, në sajë të pranimit të lartë të emigrantëve (0.89), të lirisë së lartë ekonomike dhe borxhit të ulët publik.

8 kuriozitete që nuk i dini për Australinë:

Pothuajse tre të katërtat e specieve që formojnë ekosistemin australian ende nuk janë zbuluar: e thotë Jo Harding, përgjegjës i Bush Blitz, një program i mbështetur nga agjencitë qeveritare dhe institutet kërkimore, që dokumenton bimët dhe kafshët e të gjithë Australisë.

Ndërkohë, të tjerë shkencëtarë thonë se në realitet është e vështirë të llogaritësh numrin e specieve të zbuluara dhe atyre që ende nuk janë zbuluar, por të shumtë janë ata që bien dakord se numri i këtyre të fundit në Australi është veçanërisht i lartë.

Në Australi ka më shumë kangurë se sa njerëz: më saktësisht, 34 milionë kangurë (në vitin 2011) dhe 27 milionë banorë (2.66 për km katror).

Në Australi gjendet një prej bimëve më helmuese të botës: Dendrocnide moroides, e cila çliron një toksinë që është në gjendje të provokojë djegie të fortë, të vjella dhe në disa raste edhe vdekjen. Aty ndodhen edhe akrepat më helmues: Atrax robustus, vejusha e zezë, akrepat e bananeve dhe akrepi violinë. Por faqja e internetit e historisë së natyrës jep siguri: vetëm dy prej këtyre kanë shkaktuar vdekje dhe të paktën që nga viti 1981, në Australi askush nuk ka vdekur prej pickimit të një akrepi.

Australia është një ishull i rrethuar nga bukuria e 8000 ishujve më të vegjël, më i madhi i të cilëve është Tasmania, që sipas qeverisë australiane, ka ajrin më të pastër në botë. Në Australi janë numëruar 10 mijë plazhe: që do të thotë se mund të vizitosh çdo ditë nga një, për 30 vitet e ardhshëm.

Në prill 2015, Kidman & Co, një kompani e specializuar në tregtinë e kafshëve, ka nxjerrë në shitje Anna Creek, fermën më të madhe të botës, që shtrihet në një hapësirë prej 23677 kilometra katrorë. Pra më e madhe se sa vende si Belgjika, Izraeli dhe Xhamajka.

Sipas Lonely Planet, momenti më i mirë për të shkuar në Australi është mes tetorit/nëntorit dhe marsit/prillit, pasi vera në Australi vjen mes dhjetorit dhe shkurtit. POr nëse dëshiron të vizitosh shkretëtirat e qendrës, më mirë të shkosh në dimër… domethënë mes qershorit dhe gushtit.

Melburni konsiderohet kryeqyteti sportiv i botës: ka numrin më të lartë të sporteve dhe impianteve sportivë në dispozicion të banorëve të tij, në krahasim me pjesën tjetër të botës. Dhe prej tre vitesh, sipas indeksit të jetueshmërisë së The Economist, është qyteti më i jetueshëm në botë.

Barriera e madhe e koraleve australiane konsiderohet struktura më e madhe e gjallë e planetit. Dhe ka një kuti të vetën postare, nga e cila mund të dërgohen kartolina me një tingull special.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS