3.5 milion njerëz të vdekur gjithsej nga pandemia deri tani

3.5 milionë njerëz kanë humbur betejën nga koronavirusi që nga fillimi I pandemisë më shumë se një vit më parë. Të dhënat u publikuan nga Universiteti  Johns Hopkins nga ku konkretisht numri I të vdekurve është 3 487 480 viktima.

Rastet totale të të infektuarve janë 167 996 661 ndërsa në gjithë botën janë shëruar 149 336 256 persona nga virusi Covid.

Shtetet e Bashkuara dominojnë në listën e vendeve me më shumë raste , konkretisht 33 143 246 pasuar nga India me 26 752 447 pastaj vazhdon Brazili me 16 120 756 ndërsa në vend të katërt renditet Franca me 5 667 331 raste të prekura nga Koronavirusi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

PreshevaPRESS

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh

PreshevaPRESS