Në këtë datë 18 vite më parë, pas tri orёsh bisedimesh me tё dёrguarin e posaçёm tё Sekretarit tё pёrgjithshёm tё NATO-sё, Piter Feith, mё 20 maj 2001, rreth orës 15.15 minuta nё Shtabin e Pёrgjithshёm tё UÇPMB-sё nё Konçul, u nёnshkrua Marrёveshja pёr armëpushim nё Kosovёn Lindore.
Këtë përvjetorë e ka kujtuar kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, z.Shqiprim Musli, i biri i të ndjerit Junuz Musliu, e që gjatë asaj kohe udhëheqte Këshillin Politik të UÇPMB-së. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, Musliu e ka quajtur “ngjarje të rëndësishme, kur pushuan armët për t’i hapur rrugë proceseve paqësore politike për zgjidhje e problemeve në Luginën e Preshevës”.
Ai gjithashtu përmes këtij postimi mallkon “të gjithë ata që e penguan implementimin e Marrëveshjes së Konçulit” siç thot Musliu, por pa i vënë emër të përvetshëm.
“Një nga parimet e Marrëveshjes është që: shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë të drejtën Universale që të mbrojnë identitetin e tyre.Pastaj, konsideroj që: duke u vënë në ndjekje të ushtarëve çlirimtarë shqiptarë, qeveria e Serbisë e ka shqelmuar “Marrëveshjen e Konçulit”, ajo, tani e tutje e ka humbur efikasitetin e saj, edhe për ata që dikur e besonin verbërisht!”, shkruan mes tjerash Musliu në llogarin e tij në facebook.
Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë: