ZYRA PËR TË RINJ NË PRESHEVË KA FILLUAR PROJEKTIN “Let’s color Presheva”

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve, aktivistët e Zyrës për të rinj në Preshevë, kanë filluar projektin “Let`s color Presheva”.


Në kuadër të këtij aktiviteti, Zyra për të rinj synon që të ngjyrosë katër vende publike, kryesisht vende që frekuentohen nga të rinjtë e Preshevës.

Pasi që stadiumi është një nga vendet më të frekuentuar nga të rinjtë, aktivistët e Zyrës për të rinj, kanë vendosur që nga këtu të fillojnë këtë projekt.

Ky aktivitet përmes të cilit Zyra për të rinj përkrahë të rinjtë e talentuar në fushën e artit, realizohet pas realizimit të ekspozitës nga këta aktivistë në Zyrën për të rinj në Preshevë.

Në kuadër të këtij aktiviteti parashihet edhe ngjyrosja e mureve të stadiumit dhe realizimi i disa muraleve me personalitete të njohura sportive si Kobe Bryant.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Vizita e Martinoviq dhe Mitroviq në Preshevë

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

PreshevaPRESS