Zhvillimet e djeshme në veri të Kosovës në video përmbledhje prej dy minutash

Fillimisht gaz lotsjellës e më pas dhunë. Kështu është karakterizuar e hëna e 29 majit në tri komunat në veri të Kosovës, me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.


Atje, serbët lokalë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Pasdite në Zveçan, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar, si pasojë e përleshjeve me protestuesit.

Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që ta shtensionojë situatën. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjendja e tanishme kërkon të qetësohet situata në veri. Të gjitha zhvillimet, i gjeni të përmbledhura në këtë video.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Për herë të 25-të Kuvendi i Kosovës provon konstituimin

PreshevaPRESS

Dështon përpjekja e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS

Stërvitjet më të mëdha ushtarake “Defender Europe 25” fillojnë edhe në Shqipëri

PreshevaPRESS