ZGJEDHJET LOKALE / PESË DITË DERI NË FILLIMIN E FUSHATËS

Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në Preshevë.


Sikurse po afrohet dita e zgjedhjeve, paralelisht po vërehet rritja e aktiviteteve parazgjedhore të partive pjesëmarrëse në zgjedhje, e bashk me to edhe përdorimi i gjuhës fyese nëpër rrjetet shoqërore. Tani më kur partitë politike kanë publikuar oraret e takimeve parazgjedhore, e disa prej tyre edhe realizimin e tyre, Presheva po vazhdon të kalojë një situatë jo të lehtë pandemike.

Qenan Kamberi, Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, thotë se sikurse për çdo proces zgjedhor edhe këtë herë përgatitjet kanë shkuar në rregull dhe nuk ka asgjë që duhet veçuar.

Ditëve të fundit po vërehet acarimi i gjuhës mes partive dhe shfaqja e gjuhës së urrejtjes nëpër rrjetet sociale. Kamberi bën thirrje që këto raste të denoncohen tek organet kompetente me qëllim që të realizohen zgjedhjet në mënyrë sa më të mirë.

Deri më tani Komisioni Komunal Zgjedhor ka certifikuar shtatë lista për të marrë pjësë në zgjedhje, prej të cilave katër lista garojnë si parti politike, dy prej tyre si grupe qytetare dhe njëra listë përfaqëson një koalicion. Kamberi tregon se KKZ këtë herë ka miratuar disa vendime të posatshme që të ruaj shëndetin publik duke minimalizuar mundësitë e shpërndarjes së pandemisë Covid19.

Aktivitetet partiake parazgjedhore tanimë vërehet se kanë filluar, por deri në afaftin zyrtar për fillimin  e fushatës parazgjedhjore mbeten edhe 5 ditë, moment kur përfundon edhe proçesi i certifikimit të listave pjesmarrëse në zgjedhjet e parakohshme lokale.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS