ZAVENDËSKRYETARI I KOMUNËS ALIU MERR KOMPETENCAT E KRYETARIT TË PRESHEVËS

Zavendëskryetari i Komunës së Preshevës, Armend Aliu, sot përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhje urgjente të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme.


Pasi që kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tani më ka konfirmuar infektimin e tij dhe po mjekohet në spitalin e Nishit, Aliu ka vendosur të marrë kompetencat si zavendëskryetar, e që sipas ligjit kryen punët e kryetarit në rast kur ai nuk mundet.

Përmes këtij postimi, Aliu ka njoftuar se nesër në mbledhjen e Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme do të vendoset për shkurtimin e orarit të punës të aministratës civile nga ora 08:00 deri në 14:00.

Mes tjerash, ai njoftoi se do të ndërmirren hapa subvencionimi për familjet të cilat kanë të infektuar, derisa do të shtohet kontrolli për lokalet afariste në Preshevë.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të zavendëskryetarit të Komunës së Preshevës, Armend Aliu, të publikuar në facebook:

Qytetarë të dashur,

Situata me COVID19 në komunën tonë tanimë është jashtëzakonisht e përkeqësuar, andaj për shëndetin dhe sigurinë e juaj dhe të familjeve tuaja, kërkohet vigjilencë dhe kujdes i shtuar për të parandaluar të keqen. Secili prej nesh obligativisht të luaj rrolin preventiv dhe të aplikoj masat e rekomanduara për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Si zëvendës udhëheqës i Shtabit për situata të jashtëzakonshme, nesër me datë 17 Nëntor 2020 do të thërras Shtabin në përbërje të plotë në një mbledhje ku do t’i kërkoj:

1. Shpalljen e gjendjes emergjente në tërë Komunën e Preshevës.

2. Të reduktohet puna e administratës civile në të gjithë Komunën e Preshevës nga ora 8:00h deri ne 14:00h.

3. Të monitorohet më fuqishëm kufizimi i orarit të punës i të gjitha objekteve afariste (restorante, kafiteri, dhe objekte ku kryhen veprimtari ekonomike).

4. Të caktohet një pako emergjente për të gjitha familjet që kanë të prekur anëtar të familjes me COVID19 me një vlerë parash në përputhje me mundësitë ekonomike të komunës që do të lehtësoj financiarisht familjet ekonomikisht të dobëta që po kalojnë këtë sfidë.

5. Të ndryshme.

Nevoja për mbajtje të kësaj mbledhjeje dhe këtë vendim po e marr pas konsultimeve të shumta me qytetarë, institucione dhe pas një pasqyre të rëndë të gjendjes me COVID19 në tërë teritorin e Komunës sonë.

Ju uroj shëndet!

Armend Aliu

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS